Sot u mbajt paneli i diskutimit me temën ,”Gratë në jetën publike” të organizuar nga organizata “Democracy Lab” në Qendrën Informuese të EU-së në Shkup.

Pjesëtare të këtij paneli ishin prokurorja Fatime Fetai, Mersiha Smailoviç, aktiviste humanitare për të drejtat e refugjatëve, Iva Matikj, femra e parë pilote në Ushtrinë e Maqedonisë dhe Angelka Peeva Laruençki, drejtoreshë e Image-PR. 

“Gjithçka fillon nga ju, pa marrë parasysh se ku shkoni”, “Nuk duhet të jeni më të mirë se të tjerët, bëhuni vetvetja” ishin ndër mesazhet kryesore që u përcollën në kuadër të këtij paneli.

Në prag të festës së 8 Marsit, panelistet treguan se kur ka ambicie të madhe atëherë asgjë nuk mund të të ndaloj për të arritur suksesin.