Nën moton “Zgjidh të ardhmen” sot (27.03.2022) në ora 12:00 në Qendrën për Kulturë në Tetovë do të mbahet kongresi i Aleancës për Shqiptarët.

Rikujtojmë se sipas statutit një kandidat mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe më së voni dy javë para mbajtjes së Kongresit.

Përndryshe një grup i madh i aktivistëve, në mes të cilëve edhe themelues të ASH-së kanë kontestuar rikandidimin e Ziadin Selës për shkak të shkeljes brutale të statutit të partisë që e kufizon mandatin e kryetarit në dy mandate, mandate këto që tashmë Ziadin Sela i ka konsumuar.

Njëkohësisht ky grup që kundërshtojnë kandidimin e Selës kanë paralajmëruar se zgjedhjen eventuale të Selës do ta kontestojnë edhe me procedurë ligjore para organeve kompetente. /fol