Partitë politike sot kanë afatin e fundit për të deklaruar koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se të martën deri në ora 18:00 të gjitha subjektet politike kanë afatin e fundit për të deklaruar koalicionet parazgjedhore, njofton Klan Kosova.

Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të zyrtarizojnë koalicionin parazgjedhor.

Këtë për KlanKosova.tv e konfirmoi Naim Murseli, këshilltar i Behgjet Pacollit.

“Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, tha Murseli.