Drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze sot vizitoi Komunën e Haraçinës ku u takua me kryetaren Milikie Halimi. Në këtë takim u diskutua për paraqitjen dhe bashkëpunimin e përbashkët në dërgimin e një porosie të qartë, e mbështetur në vepra, se në Republikën e Maqedonisë duhet të fillojë një kapitull i ri në marrëdhëniet ndëretnike por edhe ndërfetare.

Drejtori Sotirovski përshëndeti qasjen, konceptin dhe qëndrimet e kryetares Halimi, dhe shprehu përkrahje për hapat e ardhshëm vendimtar.

Pas takimit të punës, drejtori i KMBFGR vizitoi Kishën e shkatërruar dhe të përdhosur të fshatit, Shën Talalej dhe varrezat e fshatit në qendër të Haraçinës, të cilës në periudhën në vijim duhet t’i kthehet shkëlqimi i plotë.

Gjithashtu u vizitua edhe Xhamia Qendrore e fshatit, dhe gjatë vizitës drejtori bisedoi edhe me imamin z. Idriz Bajrami.