Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) ka përshëndetur vendimin e rritjes së pagës minimale, me të cilën do të përmirësohet statusi i punëtorëve me paga më të ulta dhe nga ana tjetër do të përmirësohet standardi jetësor. Por sipas tyre kjo masë nuk duhet të barazojë punën me ata të cilët kanë nivel arsimor të ndryshëm dhe kryejnë punë më komplekse.
Ndryshe, SPA thekson se rritja e pagës minimale duhet të reflektojë në pagat tjera në sektorin publik, me çka do të bëhet rritja e pagave edhe në këtë sektor.