Kompania SpaceX do të bëjë tentimin e dytë të shtunën që të nisë raketën me astronautët Doug Hurley dhe Bob Behnken drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, shkruan REL.

Fluturimi i tyre i paraparë për të mërkurën u shty për shkak të motit jo të mirë.

Parashikuesit e motit thanë se kushtet klimatike janë sërish të paqarta.

SpaceX po bëhet kompania e parë private që dërgon njerëz në hapësirë pas nëntë vitesh.

Nëse fluturimi do të jetë i suksesshëm, ai do të shënojë një moment thelbësor në eksplorimin e hapësirës me operimin e parë të një kompanie private, në një fushë, që për shtatë dekada ka simbolizuar fuqinë e një numri të vogël.

Presidenti amerikan Trump është duke u përpjekur të riafirmojë sundimin amerikan të hapësirës dhe ka urdhëruar një rikthim në Hënë në vitin 2024.