Spahiu: Lëvizja Besa të bëjë koalicion me Aleancën për Shqiptarët

I ftuar ne emisionin “Tonight Ilva Tare” ne Ora News kryetari i Aleances Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit ne skenen politike ne Maqedoni duke u shprehur se, shqiptaret duhet te bashkohen kunder dinozaureve te medhenj.
Sipas tij, Levizja Besa duhet te beje koalicion pa kushte me Ziadin Selen dhe Aleancen per Shqiptaret.
 
Lideri i AK-se deklaroi se, koha e BDI-se dhe PDSH-se ka marre fund dhe i kerkoi liderit te Beses, Bilall Kasami te maksimalizoje voten e shqiptareve.
 
Spahiu shtoi gjithashtu se disa qytete historike shqiptare ne Maqedoni rrezikojne zhdukjen, duke permendur edhe rastin e Manastirit qe tani quhet Bitola.