Pasi i quajti shqiptarët pleme Fërçkovski i LSDM-së ka reaguar edhe analisti politik Artin Spahiu. Ai thotë se shqiptarët e bashkuar nxorën maskat e LSDM-së. Spahiu gjithashtu i pyet shqiptarët e LSDM-së Muhamed Zeqirin dhe Gjylymseren Kasapin pse heshtin pas deklaratave të Fërçkovskit, njofton TetovaSot.

“Platforma e përbashkët e partive shqiptare po “nxjerr” maskat shumë shpejt! Te gjithë analistët dhe përkrahësit e LSDM-së kundër platformës së partive shqiptare. Pse heshtin Muki dhe Gjylymserja, a janë për këtë platformë që mbështeti Tirana dhe Prishtina, apo jo?” ka shkruar Spahiu

Ndryshe LSDM-ja në këto zgjedhje arriti të merr shumë vota shqiptare, duke i mashtruar për gjuhën shqipe dhe zbardhjen e rasteve si “MONSTRA”, “KUMANOVA”, SOPOTI” dhe shumë raste të tjera./TetovaSot/