Vetingu në polici dhe institucione të tjera të sistemit është më shumë se i nevojshëm, dhe ka disa muaj që punojmë në përgatitjen e konceptit për të, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski në emisionin “Otvoreno”. Ai paralajmëroi se ky koncept shumë shpejtë do të dorëzohet në Kuvend.
Spasovski sqaroi se procesi i vlerësimit të pjesëmarrësve në sistemin policor, do të bazohet në tri shtylla.

“E para, punësimi dhe karriera i çdo nëpunësi policor. E dyta, gjendja pronësore. E treta, integriteti dhe profesionaliteti në realizim të detyrave”, tha Spasovski.

I pyetur se pse duhej të humbin dy vjet për t’u bërë analizë e detajuar e gjendjes në MPB, Spasovski tha se, ajo është është konstatim i gabuar, dhe nuk mund të udhëhiqemi nga ajo që flitet dhe ka dëshirë publiku të ndodh.
“Nëse e shohim se çfarë dëshiron , me shumë gjasë nëse e pyesni 90 përqindëshin e qytetarëve do të thoshin se të gjithë që janë në polici duhet të shkojnë në shtëpi. Megjithatë, a është ajo në rregull dhe fer. Për atë thash vetingu në polici nuk paralajmërohet një kohë të gjatë dhe për një kohë të shkurtër do të mbahet konferencë në të cilën do të bisedohet me sjellje të zgjidhjes ligjore që duhet të realizohet në kuadër të MPB”, tha Spasovski.

Ai shtoi se puna e policisë edhe deri tani është nën thjerëzën e MPB-së dhe se deri tani rreth 100 policë janë supsenduar nga puna, për shkak të sjelljes dhe veprave që kanë bë në kundërshtim me ligjet, tranmseton Gazeta Lajm.
Sipas Spasovskit, koncepti për realizim të vetingut dhe vlerësim të pjesëtarëve të sistemit, përgatitet në pajtueshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian (KE).