Duhet të veprojmë në mënyrë parandaluese, jo vetëm në mënyrë shtypëse. Këtë e theksoi Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në lidhje me grupin “Dhoma Publike” në “Telegram” nëpërmes së cilës u shpërndanë fotografi eksplicite të nxënësve nga shkollat e mesme.

“Kur flas në mënyrë parandaluese, mendoj se të gjithë ta bëjmë para se të ndodhë një ngjarje e caktuar, ndërsa jo vetëm kur ndodh. Kjo vlen edhe për prindërit, të cilët duhet të dinë të mbrojnë fëmijët e tyre nga rrjetet sociale, por edhe për institucionet arsimore, nëse i zbulojnë, të paraqesin raste të tilla menjëherë. Sepse, deri më tani, shpesh ka qenë rasti që institucionet arsimore të dinë për fenomene të tilla, ndërsa jo t’i paraqesin ato, kështu që ne i zbulojmë nga mediat”, thotë Spasovski.

Sigurisht, shton ai, të gjitha masat do të merren përmes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Në një grup në “Telegram” shpërndahen fotografi eksplicite të nxënësve të shkollave të mesme të Maqedonisë
“Le të luftojmë të gjithë së bashku, prindër, familje dhe institucione”, tha Spasovski.