Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi se sot ka dhuruar plazmë gjaku për pacientët e sëmurë nga virusi Kovid-19.

“Dhurimi I plazmës së gjakut në këto moment është me rëndësi tejet të madhe në mënyrë që ta mposhtim bashkarisht Kovid-19. I inkurajoj të gjithë ata që janë shëruar nga Kovid-19 të dhurojnë plazmë konvalescente, ta rrisim mundësinë për epilog të suksesshëm për secilin që po lufton kundër koronavirusit”, shkroi ministri Spasovski në Fejsbuk dhe bëri thirrje të dhurohet plazmë gjaku për arsye se e njejta shpëton jetë.