Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski ka thënë se pret që sa më shpejt të dal vendimi në Gazetën Zyrtare se Talat Xhaferi është kryetari i ri i Kuvendit. Ai tha se disa nga drejtorët ende po insistojnë që të jenë në shërbim të regjimit dhe të kontribuojnë që ky regjim të mbijetojën një ditë dy më tepër.

“Drejtori i Gazetës Zyrtare duhet të kuptoj se ai nuk është drejtor i cili duhet të vlerësoj nëse duhet të publikoj por duhet të publikoj vendimet, ndërsa më së paku të vlerësoj vendimin e Kuvendit, dhe kjo duhet bërë që sot”, tha Spasovski, transmeton SHENJA.

Ai ka premtuar se Qeveria e ardhshme e LSDM-së do të zbatojë hetim të ri të detajuar për ngjarjet e Kumanovës dy vite më parë, në mënyrë transparente për të pastruar gjitha dilemat.

Spasovski ka thënë se për hapjen e dyerve të Kuvendit, së paku tre deputetë të VMRO-DPMNE-së janë përfshirë, ndërsa një pjesë e policëve nga sigurimi I brendshëm kanë ndihmuar në këtë ngjarje.