Në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot u mbajt stërvitja e përbashkët e Njësisë për detyra speciale dhe të Sektorit për mbrojtje të personaliteteve dhe objekteve të caktuara pranë Ministrisë së Punëve Brendshme (MPB), të titulluar “VIP-2017”, përcjell Fol.

Qëllimi i stërvitjes së sotme ishte që të prezantohet reagimi i përbashkët i Njësitit për detyra speciale dhe Sektorit për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara në situata kur ka rrezik të drejtpërdrejtë të sigurisë së personit të caktuar, i cili është nën mbrotje të MPB-së.

“Sot u shfaq profesionalizmi, efikasiteti dhe gatishmëria e Njësitit për detyra speciale dhe të Sektorit për mbrojtje të personave dhe objekteve të caktuara. Mund të jemi të jemi të kënaqur nga ajo që e prezantojnë policët e Maqedonisë. Kjo në mënyrë shtesë na obligon neve si udhëheqës të MPB-së të sigurojmë kushte për punë, t’i mbështesim në profesionalizmin, me qëllim që të kemi qytetarë dhe shtet të sigurtë”, tha ministri Spasovski. /Fol/