Duke iu përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Ministri i MPBN-së Oliver Spasovski sot tha se ai kishte rishikuar videon e dytë të rrahjes së romëve nga policia e Manastirit.

“Të gjitha argumentet dhe faktet do të vazhdojnë të analizohen. Ka akuza për përgjegjësi disiplinore kundër të dy oficerëve të policisë dhe njëri po përballet me akuza për përgjegjësi penale”, tha Spasovski.

Në ndërkohë, një video tjetër e re nga incidenti në Manastir u publikua në rrjetet sociale, e cila i jep një dimension tjetër rastit.

Në video shihet një përpjekje për sulm fizik ndaj një oficeri policie nga një prej të pranishmëve.