Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, përmes një postimi në Facebook i ka dëshiruar sukses në mandatin e ri, Aleksandar Vuçiqit.

Spasovski pret që bashkëpunimi me Sërbinë të intensifikohet në të ardhmen, në të mirë të të dy vendeve.

“Në zgjedhjet e mbajtura në Serbi, presidenti Vuçiq dhe Partia Progresiste Serbe e fituan mbështetjen nga qytetarët. I dëshirojmë sukses në mandatin e ri. Në periudhën e ardhshme, presim që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet dhe thellohet në interes të qytetarëve të të dy vendeve, zhvillimit dhe stabilitetit të rajonit dhe me këtë të përshpejtohet integrimi në BE”, shkruan Spasovski.

Ndryshe, zgjedhjet në Serbi u mbajtën dje, ndërsa Aleksandar Vuçiq, udhëheqësi i listës “Aleksandar Vuçiq – për fëmijët tanë”, tha se ishte krenar me fitoren bindëse.