Qytetarët të dalin të votojnë qartë duke i cekur dallimet mes sundimit demokratik dhe prosperues të LSDM-së me regjimin të cilin e krijoi VMRO-DPMNE, porositi mbrëmë pas takimit me banorët e Çairit, bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Oliver Spasovski.

Më 15 korrik, theksoi Spasovski, zgjedhja është e thjeshtë: Jo për regjimin e rrezikshëm i cili vodhi dhe ndërkombëtarisht izoloi dhe për nacionalizmin që kthen prapa, Po për të ardhme të sigurt, para tek qytetarët, Republikë të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE. Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme, për të ardhme të sigurt dhe ekonomi të shpejtë zhvillimore.

Vetëm politikanët të cilët kujdesen për të gjithë, tha ai, mund t’i sjellin të mira edhe Çairit edhe këtij shteti. Regjimi i VMRO-DPMNE-së nuk është zgjidhje sepse mendon vetëm për vete, vjedhin, rrënojnë gjithçka, kërcënojnë për ndihmë shtetërore, rroga, pensione, qytetarët i lanë në gërmadha dhe në baltë, përderisa ata vidhnin për xhepin e vet dhe për pallatin e tyre të bardhë.

As nacionalizmi i BDI-së nuk është zgjidhje, sepse provuam se politikat nacionaliste nuk sjellin asgjë të mirë për shtetin. BDI vendosi të shkojë në këto zgjedhje me nacionalizëm, sepse nuk ka çka t’u ofrojë qytetarëve, janë pa ide pas 17 viteve në pushtet. Prandaj është mirë që edhe VMRO-DPMNE edhe BDI të mbeten në opozitë, të vetëripërtërihen dhe në zgjedhjet e ardhshme, nëse kanë sukses të reformohen., ndoshta do të kenë gjasa tek qytetarët”, porositi Spasovski.