Kryeministri teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në konferencë për shtyp bëri të ditur se në mbledhje qeveritare është marrë vendim për lehtësimin e masave kufizuese.

“Prej nesër më 27 maj, në mënyrë të plotë hiqet ndalesa për lëvizje në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të enjten më 28 maj, fillojnë me punë hoteleritë në Maqedoninë e Veriut me protokoll preciz në pjesët e hapura, përkatësisht terasat e këtyre objekteve”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha nga 1 qershori fillon puna normale për të gjithë punonjësit por duke respektuar protokollet e ndryshme dhe se ky vendim nuk vlen për të sëmurët kronik dhe për njërin prind që ka fëmijë deri në 9 vjet.

Spasovski tha se në vend shtetasit e Maqedonisë së Veriut në vend të karantinës do të shkojnë në vetizolim shtëpiak vetëm nëse japin test negativ për coronavirus gjatë 72 orëve të fundit.