Zëvendësministri i Punës dhe Çështjeve Sociale dhe ish-Ministri Dime Spasov, pas dhënies së deklaratës në stacionin policor Karposh, ngritur padi penale ndaj disa personave me përkatësisë etnike shqiptare të lagjes Serava.

Spasov i cili u paraqit në stacionin policore në deklaratën e tij  pohoi se natën  e të shtunes, njerëzit e ndoqën dhe e sulmuan, kështu që ai u largua. Mbetet e paqartë se pse ai nuk ia ka thënë patrullës së policisë që e ndaloi atë dhe nga e cila, sipas procesverbalit të Ministrisë së Brendshme, ai iku.

Sipas raportit policor,Spasov ka shkaktuar dy aksidente,kur u ndalua nga policia  deklaroi se ai po e ngiste makinen.Ai u largua nga vendngjarja ndërsa la shoqëruesen në rrugë.Pas disa orëve në vend erdhi një person që pretendoi se ajo po e ngiste makinën ,mirëpo policia nuk e ka pranuar këtë deklaratë, sepse personi nuk i dinte  rrethanat në të cilat është shkaktuar aksidente, dhe gjatë frenimit të automjetit policët panë se kishte vetëm Dime Spasov dhe shokun e tij.