Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka thënë se vendi po përballet me krizën më të rëndë që nga pavarësia e saj si shtet, ndërsa ka akuzuar partitë në pushtet, VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në si fajtorët kryesor për këtë gjendje.

“Maqedonia po përballet me krizën më të mëdha pas vitit 90-të. Maqedonia është e ndarë si asnjëherë më parë. Maqedonia ekonomikisht është e gjunjëzuar. Maqedonia është shkatërruar. E shkatërruar nga pushtetmbajtësit, nga kriminelët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Për këtë shkak, sot lufta e grave maqedonase po merr intensitet, për arsye se duhet ndryshuar patjetër gjërat në Maqedoni”, ka deklaruar ministri i MPB-së, Oliver Spasovski gjatë fjalimit të mbajtur në qytetin e Ohrit.

©Fol.mk