Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, tre ditë para zgjedhjeve, në intervistë për CIVIL Media, tregon për gatishmërinë e policisë së Maqedonisë për sigurinë e plotë të procesit zgjedhor. Ai thotë se MPB ka në dispozicion Listën e Votuesve ose “fantazmat”, dhe sipas kësaj, çdo tentim të personave nga jashtë, të cilët nuk janë banorë të Republikës së Maqedonisë të bëjnë keqpërdorime dhe të votojnë me dokumente të huaja dhe të falsifikuara të identifikimit, do të jenë seriozisht të ndëshkuar, në pajtim me rregulloren ligjore.

Sa u përket thashethemeve se struktura të caktuara në ditën e zgjedhjes ka mundësi të shkaktojnë incidente, Ministri Spasovski porosit se policia menjëherë do të intervenojë dhe do ti parandalojë të gjitha tentimet për pengim të angazhimit për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të besueshme, të cilat kanë rëndësi historike për vendin dhe të cilat duhen në mënyrë të sigurt ta hapin rrugën drejt Evropës. Ai është kategorik në qëndrimin e tij se policia do të veprojë edhe pas paraqitjes ex officio, me qëllim të parandalojë parregullsi zgjedhore dhe apelon deri te qytetarët të mos dorëzohen para presioneve dhe kushtëzimeve, por t’i paraqesin ato në MPB.