Nënkryetari i LSDM-së dhe bartësi i listës në njësinë zgjedhore numër 2, Oliver Spasovski, i bëri thirrje kreut të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që publikisht të tregojë se si ka financuar partinë e tij dhe me çfarë parash.

“Edhe sa të akuzuar dhe të dënuar në lëndët e PSP-së, krahas Orce Kamçev kanë dhënë donacion për OBRM-PDUKM-në? A është kjo arsye pse Mickoski kundërshtonte Ligjin për Prokurori Publike, që me para ta mbrojë krimin financiar”, tha Spasovski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Spasovskit thotë se duhet ta thotë këtëpubikisht dhe se nuk e bën vet atëherë institucionet duhet të veprojnë.

“Mickoski është Gruevski i ri, kurse qytetarëve nuk u duhet regjim i ri. Qytetarët duan të ardhme të sigur”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/