Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të ketë fjalim në konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut në Budapest, kushtuar emigrimit ilegal, presionit migrues dhe situatës aktuale përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor.

Siç njofton MPB-ja, Spasovski duhet të realizojë edhe disa takime bilaterale.

Ministri Spasovski dje në margjinat e konferencës, është takuar me Andrej Shpengën, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Sllovenisë, me të cilin kanë biseduar për ndodhitë aktuale lidhur me emigrimin ilegal dhe rreziqet nga valë të reja eventuale të emigrantëve.

Të dytë kanë biseduar edhe për reformën e shërbimeve të sigurisë dhe policisë në Republikën e Maqedonisë, e cila, thuhet, do të çojë drejt dekriminalizimit dhe profesionalizimit të MPB-së.

Shpenga ka potencuar se Republika e Sllovenisë mbetet mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, thuhet në kumtesë.