Bartësi i listës së kadidatëve në Njësinë e dytë Zgjedhre nga kolaicioni i kryesuar nga LSDM-ja, Oliver Spasovski së bashku me kandidatët për deputetë nga kjo listë sot i prezantuan një pjesë të masave me të cilat, siç theksoi do të pengohet emigrimi i të rinjve nga shteti. 

Ai në fjalimin e tij theksoi se planifikojnë që paga mesatare në Maqedoni të arrijë 30 mijë denarë, të ormojnë start ap qendra për hapjen e firmave dhe të ofrojnë 10 mijë euro përkrahje financiare për hapjen e firmave.

Për punonjësit nga firmat në falimentim paralajmëroi se do të miratojnë ligj për vendim për këtë kategori të qytetarëve.

Lidhur me listat e kandidatëve të LSDM-së, Spasovski vlerësoi se ato janë krijuar  ashtu siç presin edhe qytetarët.