oliver_spasovski_minister_5-620x330

Deklaratë bombë e Ministrit special Oliver Spasovski për punët e flliqta të VMRO-së dhe BDI-së.
Problemi i përfaqësimit të shqiptarëve në institucionin e Ministrisë së punëve të brendshme dhe shërbimet e inteligjencës, nuk paskan qenë se nuk i plotësojnë kushtet, ashtu si arsyehej Zemri Qamili dhe Xhelal Bajrami, kuadro të BDI-së të cilët në 10 vitet e fundit kanë mbajtur postin e zv.Ministrit të Punëve të Brendshme.

Ka qenë Shërbimi Sekret maqedonas i njohur si Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, që i ka bllokuar vendimet për punësimin e një pjese të madhe të kandidatëve për policë të rinj. Këtë realitet Spasovski e ka zbuluar në Emisionin “360 shkallë” në Alsat M.

“Për disa nga policët e rinj të cilët presin që vendimet e tyre ti nënshkruaj unë, më kanë informuar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim se këta kandidatë paraqesin rrezik të sigurisë nacionale”, deklaroi Spasovski.

Ndryshe, në mesin e këtyre kandidatëve mësohet se janë shumica e kandidatëve shqiptar, kanë raportuar mediumet. Zëvendësdrejtor në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është Arif Hasani, i propozuar prej BDI-së. Tani kjo parti duhet të tregojë a qëndron Arif Hasani prapa vlerësimeve se kandidatët shqiptarë janë të rrezikshëm për shtetin, apo kuadrot e saj janë vetëm dekore në institucione dhe nuk përfillen fare nga kuadrot e VMRO-së! Hipokrizi mund të tregohet ditë e natë, por realisht variant të tretë nuk ka.