Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski dje në një emision në TV Kanal 5 ka akuzuar se VMRO-DPMNE-ja e ka organizuar hyrjen e huliganëve në Kuvend, transmeton FOL.
Ai ka thënëë se për ata 3,5 orë brenda dhumuesit kanë gjuajur me çka kanë mundur, për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
“Një milion dyshime ka që ne si njerëz na shqetësojnë. Mund të mos jetë e bërë nga e gjithë VMRO-DPMNE-ja, mund të jetë e inskenuar vetën nga ndonjë strukturë e VMRO-DPMNE-së, por përgjegjësi duhet të ketë”, ka qenë kategorik Spasovski.

Kurse deputeti nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov, ka thënë se nuk ka logjikë që një gjë e tillë të jetë e organizuar nga partia e tij apo lideri i saj, Nikolla Gruevski.
Ai ka thënë se është kënduar himni shqiptar, është shkelur Rregullorja e punës së Kuvendet gjatë zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe pas kësaj ka ndodhur sulmi. Ai ka vlerësuar se kjo gjë e ka rënduar shumë situatën dhe ka rritur revoltin tek qytetarët. Todorov ka thënë se një e keqe sjell te keqen tjetër.

As e kam ditur se diçka e tillë do të ndodh, e as që kam qenë në dieni për një gjë të tillë.Ky ka qenë një incident katastrofal”, ka thënë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov.
Por, ai ka diçka të paqartë dhe parashtron pyetjen se pse zgjedhja e kryeparlamentari ndodhi pikërisht në ora 18, e jo më herët, kurse Spasovski iu përgjigj se nuk është me rëndësi terimini kur do të ndodhë, por me rëndësi është aë Kuvendi të jetë i mbrojtur.

Ndërsa sa i përket këndimit të himnit, Spasovski ka thënë se udhëheqësi i seancës konstituive, Trajko Veljanoski është dashur që ta ndalojë deputetin e Lëvizjes Besa gjatë aktit të këndimit të himnit të një shteti të huaj.