Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me aksidentet e ministrit plotësueses për Politikë Sociale, Dime Spasov.

”Kemi pasur shumë probleme për të hetuar këtë rast dhe për këtë ju konstatoj se vetura është drejtuar nga personi D.S. Në bazë të hetimit, konstatoj që në të dy rastet i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes. Vozitësi nuk i ka respektuar shenjat dhe nuk ka respektuar vendimin e policisë që ai të ndalojë për t’u përgjigjur në pyetjet e policisë. Në bazë të nenit 201, 211, 33 të ligjit për komunikacion, do të hapen tre kallëzime kundërvajtëse ndaj personit D.S që ka drejtuar veturën ‘Touareg’ që është në pronësi të ”Agjencisë për Punësim”.” thotë ministri Spasovski.

Spasovski vërteton se askush nuk e ka ndjekur Dime Spasovin.