70 mijë formularë duplikatë për leje të vozitjes gjenden në magazinën e Ministrisë së Brendshme, ka thënë Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. Sipas tij, ky skandal ka ndodh në kohën kur MPB-ja është udhëhequr nga Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Sot, unë do të zbulojë abuzimet e reja të dokumenteve personale që mund të përdoren për qëllime të tjera në vend ose jashtë. Hetimi që e hapa në MPB këtë herë bëhet fjalë për 70 mijë formulare duplikatë për patenta shoferi në Ministrinë e Brendshme. Hetimet tregojnë se në këtë skandal është përfshirë një zyrtarë i lartë në Ministrinë e Brendshme, tha Spasovski.

Sipas ministrit ka tregues të një krimi të të dhënave personale, si dhe janë fituar disa milionë euro të parave të paligjshme.

Spasovski ka formuar një komision cili ka kontrolluar magazinën e MPB-së, ku është vërtetuar se këto 70 mijë formularë nuk ekzistojnë në kompjuterët e MPB-së.

Ai thotë se kompania që ka furnizuar me patentë të shoferëve ka kërkuar takim urgjent me të, kurse përfaqësuesit ishin të befasuar pse askush nuk ka informuar për duplikatë të patentave për shofer.

Spasovski nuk është pajtuar që të tërhiqen këto 70 mijë patenta për shofer nga firma dhe tha se ai do të formojë një komision për të shkatërruar lejet dhe në këtë mënyrë do të parandalojë krimin e mundshëm me dokumente personal

Spasovski-620x330