Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, sot ka ngritur padi penale kundër S.H, i cili para disa javëve me shumë gjakftohtësi me sëpatë mbyti një qenë përballë një kafeneje të mbushur me njerëz.

 

Padia penale është ngritur për veprën “torturim i kafshëve”.

Pas mbytjes së qenit disa qytetarë në mënyrë të organizuar për disa ditë protestuan para shtëpisë së S.H.