Si pjesë e aktiviteteve të planifikuara që organizohen vazhdimisht në fillim të çdo viti të ri shkollor dhe që drejtohet nga Departamenti për Parandalimin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, sot në Tetovë u mbajt një takim i përbashkët me përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtorë të shkollave të mesme në të cilat orët janë të organizuara me prani fizike të nxënësve dhe kopshteve për fëmij në qytet.
Takimi, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave dhe shoqatave joqeveritare, si dhe organizatave fetare, diskutuan në mënyrë interaktive situatën aktuale të sigurisë në shkolla dhe kopshte, veçanërisht në fushën e rendit publik dhe trafikut dhe për praninë e rregullt e policisë rreth ndërtesave të shkollës dhe kopshteve dhe pas procesit mësimorë në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i të rinjve në oborret e tyre dhe forma të ndryshme të sjelljes devijante, veçanërisht në mbrëmje dhe në fundjavë, për domosdoshmërinë dhe sanksionimin e automjeteve të keq-parkuara në trotuaret para shkollave dhe kopshteve, për lëvizje të pa pengësa dhe të sigurt.
Në takimin e sotëm erdhën në përfundim se gjatë këtij muaji të realizohet një projekt edukativ trafiku me nxënësit më të rinj të shkollave fillore, për t’u njohur me shenjat dhe rregullat e trafikut, kurse deri tek nxënësit e Tetovës ju bëhet thirrje të përmbahen tubimeve dhe para së gjithash incidenteve, gjatë dhe pas mbarimit të ndeshjes së sotme të futbollit, midis ekipeve kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.Tetovasot