Përdorim i pakufizuar dhe ndarje e ideve përmes rrjeteve sociale të preferuara pa harxhimin e internetit nga tarifa Aktivizimi i opsionit Speak Out në mënyrë promovuese pa kompensim shtesë përmes aplikacionit Telekom MK

Gjenerata Z (zet) lidhet vazhdimisht dhe praktikisht, jeton në internet. Përmes ekraneve dhe smartfonëve dhe tabletave të tyre, ata e shohin botën, ndajnë ide, krijojnë mundësi dhe ndjekin se çfarë bëjnë bashkëmoshatarët e tyre në botë. Për ta, interneti është vegla më e rëndësishme komunikuese dhe është platformë e cila u mundëson që zëri i tyre të dëgjohet. Mu për këtë, më nevojitet paketë interneti e cila i kënaqë këto nevoja.

Opsioni i ri Speak Out i Makedonski Telekom dedikohet për ta, për gjeneratën e cila e ndryshon botën dhe ndërton të ardhme më të mirë përmes teknologjisë. Prandaj, ky opsion i abonuesve të rinj u mundëson t’i ndajnë idetë e tyre, të këmbejnë qëndrime, të krijojnë ndryshime dhe të mbeten të lidhur onlajn përmes rrjeteve sociale më të përdorura Facebook, Messenger, Instagram dhe WhatsApp, pa harxhuar nga komunikacioni i internetit të përfshirë në parapagesën e tarifës së tyre.

Opsionin Speak Out mund ta aktivizojnë të gjithë abonuesit e modeleve tarifore për shërbime celulare Mobile dhe Magenta 1, S, M dhe L, në mënyrë promovuese pa kompensim shtesë, vetëm në aplikacionin TelekomMK si pjesë e Përfitimeve shtesë në dispozicion me e-llogarinë aktive.

Me aktivizimin e opsionit Speak Out, pjesëtarët e Gjeneratës Z tani mund ta ngrisin zërin dhe t’u dëgjohet zëri, pasi kanë mundësi publikisht t’i shprehin idetë e tyre dhe t’i ndajnë me njerëzit të cilat janë të rëndësishme për arritjen e ndryshimit të dëshiruar në botë.