Sindikata e Pavarur e Gazetarëve (SPGM) e dënon sulmin vandal ndaj ekipit gazetaresk të portalit “A1on” për gjatë kohës së protestës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe ka kërkuar që policia t’i gjejë sulmuesit.

“Sindikata kërkon që policia në kohë sa më të shkurtër t’i gjejë sulmuesit dhe ta pastrojnë incidentin, pasi që kjo nuk është hera e parë që të rrihen gazetarët dhe ajo çfarë më së shumti është shqetësuese është se sulmuesit shpeshherë ngelin të padënuar. Mu kjo marrëdhënie ndaj profesionit gazetaresk, mes tjerash, kontribuon që Maqedonia çdo vit të fundoset në listat ndërkombëtare për lirinë e shtypit dhe të gravitojë më afër të vendeve si Korea e Veriut”, reagojnë nga SPGM.