Vetëm të bashkuar dhe solidarë në luftë, ne gazetarët dhe punonjësit mediatikë mund të luftojmë për të drejtat tona të punëtorëve dhe kthimin e dinjitetit të penës gazetareske, porosit Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë.

Siç theksoi kryetari i SPGPM-së, Pavle Bellovski në video urim, nëse në vend do të kishte vetëm dhjetë gazetarë, shtatë do të merrnin pagë nën mesataren, ndërsa katër nuk do të kishin as punësim të përhershëm.

“Qëndroni zgjuar, me zë të lartë dhe të palëkundur. Kolegë, të drejtat nuk janë përkujtim feste, por një betejë që filloi në vitin 1886 dhe vazhdon”, thotë Bellovski.