Llogaria e klinikës për gjinekologji dhe akusheri do të zhbllokohet me mjete që Fondi për sigurim shëndetësor i ka siguruar nga klinika si avans, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Sot është realizuar mbledhje me drejtorin e Fondit shëndetësor të Maqedonisë dhe problemi është zgjidhur. Avansi është në lartësi sa është shuma për llogarinë e bllokuar, por siç thuhet, “nuk bëhet fjalë për mjete që janë shkurtuar për shumën plotësuese të parave”./Medial.mk/