Shoqata e specialistëve dhe mjekëve të rinj kanë reaguar se spitali i Tetovës nuk punëson personel sipas njohurisë dhe ekspertizës, por sipas privilegjeve.

Ata në rrjetin social facebook kanë postuar listat e pikëve të fituara nga një provim. Poashtu kanë publikuar edhe një listë të praktikantëve specialistë që janë pranuar në Spitalin e Tetovës.

“Nuk jemi kundër punësimit të mjekëve. Ne i përgëzojmë ata. Ka ende pesë vende të lira të punës. Por ne kërkojmë që kriteret e pranimit të respektohen. Nëse ligji përcakton kriteret për punësimin e të trajnuarve, ku përveç gjuhës angleze marrin provimin profesional të pranimit, kërkojmë që kjo të respektohet “, tha Nenad Lazarov.