Nga Bekim Adili-publicist
Fatet e politikës së madhe nuk mund të vendosen duke qëndruar në periferi.Testi i rëndësishëm politikë për momentin që kaloj ky shtetë,kërkon marrjen e vendimeve të mëdhaja.Aleanca për Shqiptarët,mes komoditetit për të qëndruar në opozitë,zgjodhi rrugën e guximshme por të domosdoshëme e cila lidhet me dhënien e kontributit të drejt përdrejt në qeveri,për nxjerrjen nga bataku në të cilin ka zhytur vendin abuzimi pushteti kaluar udhëhequr nga Gruevski,e ku jo pa mëkate është edhe partia jonë shqiptare bashkëqeverisëse e VMRO-së,e cila jo pak herë ka qenë e atakuar nga oponenti atëhershëm politikë dhe sot partneri saj qeveritarë që është Aleanca për Shqiptarët me nw krye zotin Sela.

Moment politikë,që Aleancës për Shqiptarët i dyfishohet përgjegjësia në qeverisjen e cila sapo është pagëzuar,sepse nuk do ta ketë të lehtë që ta fitojë garën me një realitet të krijuar, ku të bërit politikë është këthyer në një biznes fitmiprurës e ku uqërit janë të mbështjell me lëkurën e qengjit. Vështirësit e Aleancës për Shqiptarët thellohen akoma më shumë kur qëndrueshmëria e qeverisë,varet nga tre votat e saj dhe ku fokusi opinionit do të jetë i përqëndruar në ecurin që do të ndërmarr zoti Sela,si një nga autoritetet më të besueshëm në sytë e elektoratit shqiptarë,sidomos pas asaj çfar ndodhi në dt 27 prill në parlamentin e këtij vend.

Një arsye tjetër se përse Aleanca për Shqiptarët është këthyer në një shpresë për avancimin e çështjeve të hapura, është edhe te avantazhi që kjo forcë politike ka karshij partnerit të saj shqiptarë në qeveri, e cila patur për bazë vendimet e sjellura nga po e njëjta qeveri ku prezent ishin përfaqsuesët tanë shqiptarë të BDI-së,tani po nga i njëjti subjekt bazuar në programin e ri qeveritarë duhet të nxirren jashtë ligjit vendime të panumërta që në qeverin e kaluar me VMRO-në edhe me votën e përfaqsuesëve të BDI-së, u sollën ligje të cilat tani cilësohen si të dëmshme.Veprime të cilat do të zbehin në mënyr të ndjeshme besimin ndaj tyre dhe nga krahu tjetër ndryshimet që pritet të ndodhin në favorë të qytetarëve shqiptarë do ti adresohen Aleancës për Shqiptarët apo më mirë thënë lidershipit të saj Ziadin Selës.

Që të arrihen premtimet e bëra publike nga zoti Sela,rrugën më të sigurtë për të realizuar pritshmërit e elektoratit shqiptarë,duhet ndërmarr nga nisma të afatizuara në një hark kohor jo më shumë se dy vite,e të cilat duhet të lidhen me afatizimin e reformimit të gjyqësorit dhe prokurorisë,sjelljen e ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në nivel qëndror,sjelljen e ligjeve ku preket interesi ynë me konsensus apo mirkuptim,ndarjen e buxhetit në mënyrë proporcionale,decentralizimin fiskal në favorë të pushtetit lokal dhe së fundi nëse nuk gjen mirkuptim nga partneri qeveritar lidershipi saj duhet të gjej kurajon për ti denoncuar politikat diskriminuese dhe të tërhiqet nga qeverisja e vendit.Tërheqe që ai ka kërkura ta ndërmarr BDI në qeverin e kaluar,e që nëse situatat nuk lëvizin në raport me pritshmërit, atëher akti vetëm që Ziadin Selës i ngelet,është largimi tij nga qeveria,për të dëshmuar se ai i takon zërit të gjeneratës e cila të drejtat e popullit të tij nuk i ka pritur ti vijnë nga zemërgjerësia e regjimeve politike,por me një guxim prej atëdhetari e me një kurajo të një intelektuali,ka dëshmuar se dhe ne shqipatrët duhet ti gëzojmë të drejtat tona hyjnore të cilat na ka dhuruar perëndia për të jetuar si gjithë të tjerët si zotër në shtëpit tona.

Një betej tjetër që e pret zotin Sela e që duhet ta ndërmarr sa më shpejt, është bashkimi subjekteve që aderojn dhe të tjerëve eksponentëve që kanë dëshir të bëhen pjesë e këtij kampi politik,për tu njësuar nën ombrellën e Aleancës për Shqiptarët,një veprim i cili lehtëson vendimarrjen,forcon subjektin për në zgjedhjet lokale,rritë konkurencën e brendshme dhe zgjonë interesimin për prurje të reja në strukturat e saj.Gjithashtu shkrirja e disa subjekteve në këtë forcë politike,Aleancën për Shqiptarët e forcon në shtrirjen horizontale dhe vertikale të organizimit struktural të saj,duke mbuluar kështu të gjithë trevat shqipëfolëse,çka përveç se imazhi saj pasqyron një forcë reale e serioze politike,ky riorganizim politik do ti ndihmonte shoqërisë shqiptare në eleminimin e fragmentarizmit politik,ku kohën e fundit u shëndrrua skena politike shqiptare në një komedi teatrale,duke krijuar nga një parti për çdo qytet.Një fenomen që ulë përfaqsimin tonë dhe na identifikon se ende jemi pjesë e mentalitet të vjetruar,duke mbartur në konceptin e organizmit politikë ngritjen e principatave apo të çifligjeve,nga ku pashallarët pastaj mbrojnë vetëm interesat e tyre.

Një normë tjetër për të patur efikasitet në arritjen e objektivave padyshim se është nevoja e ndërveprimit mes dy subjekteve tona politike që kemi në qeveri e të cilat duhet të shfrytëzojnë të gjithë instrumentat dhe mekanizmat politikë për të arritur të paktën vendosjen e parimeve bazë mbi të cilat etap pas etape do të arrihet barazia e plotë mes dy nacionaliteteve më të mëdha.Ndërveprim i cili jo vetëm që mund të jap produkt në qeverisjen qëndrore, por një bashkëpunim për të cilin ndoshta më shumë nevojë do të ketë BDI për zgjedhjet lokale me qëllimin për të ruajtur drejtimin e Komunave të cilat rrezikohen nga oponentët opozitarë,nga i cili bashkëpunim Aleanca për Shqiptarët mund të fuqizohet edhe në pushtetin lokal, betej politike nga e cila mund të fitojë më shumë se Komunën e Strugës e cila aktualisht është e vetmja nën qeverisjen e subjektit që drejtohet nga zoti Sela.

Shansi që Aleanca për Shqiptarët të këthehet në një nga subjektet më të preferuara nga elektorati shqiptarë egziston.Rruga nuk është e lehtë sikurse dhe koha nuk pret.Ajo që ngelet për të parë është fakti nëse do të ndërmerren këto iniciativa nga Ziadin Sela,të cilat janë disa nga pritshmërit e qytetarëve shqiptarë bazuar edhe në premtimet e dala vetë nga zoti Sela.

Shqiptarët aktualisht kanë mundësi shumë më tepër se sa kur kishin dyfishin e deputetëve, që të diktojnë politikën e Shkupit zyrtarë.Ditët, muajt e vitet kalojnë shpejtë.Dilema që shtrohet përpara lidershipit Sela është nëse do të dali nga kjo betej politike kryelartë apo kokëulur e me plotë justifikime,krenarë apo i turpruar duke kërkuar fajin te të tjerët,i qëndrueshëm përball sprovave apo i lëkundur nga presionet e partnerëve të tij qeverisës. Ziadin Sela ka ngritur zërin e arsyes nëpërmjet të cilit luftojë kundër sistemit totalitar për të arritur barazi,ai në këtë betej të pabarabart vendosi qenjen e tij në rrezikë,largpamës e jo hakmarrës, edhe pas asaj çfar ndodhi ndjenjën e urrejtjes e zëvendsoj me kërkesën për vendosjen e drejtësisë por fillmishtë për të tjerët e jo për veten e tij.Në vend të ikjes në opozitë ai zgjodhi qëndresën përballë përgjegjësive,tipare të cilat të përforcojnë bindjen se ky personalitet nuk duhet të tjetërsohet e as të shitet,por se do të vazhdojë rrugëtimin e tij të pakompromisë drejt arritjes së barazisë nacionale të kombit të tij.Njerëzit janë të përkohshëm,ndërsa kauzat ngelen të përjetëshme, është shpresa se do të jetë epilogu përfundimtarë i luftës politike për drejtësi e barazi,nisur nga djali guximtarë të cilin të gjithë ne së bashku e njohim si Sela i Aleancës për Shqiptarët!