Nëse ka rritje të çmimeve të burimeve energjetike, energjisë elektrike dhe karburanteve kjo do të përfaqësojë ulje drastike të standardit të të gjithë banorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut pa marrë parasysh religjionin dhe kombin e tyre, deklaroi sot Strasho Jovanov, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Transportuesve me Kamionë të Maqedonisë – MAKAMTRANS.

Vetë paralajmërimi për rritjen e çmimeve të burimeve të energjisë, theksoi Jovanov, thashme shkaktoi një varg shtrenjtimesh të të gjitha produkteve, para së gjithash, të atyre produkteve më të rëndësishme për jetë. “Që të mos kemi varfërim të mëtutjeshëm të qytetarëve, kërkojmë që nga çmimi të largohet fuqia e angazhuar në vlerë prej 33,33 për qind dhe të ulet çmimi i rrymës për 15 për qind shtesë që ta tejkalojmë të a.q. krizën e koronës”, tha Jovanov.

Gjithashtu, shtoi, kërkojmë uljen e çmimit për 15 për qind të karburanteve dhe burimeve të tjera të energjisë.

“Vaji për ushqim, vezët, buka dëgjoj se diku tashmë janë shtrenjtësuar dhe produktet e tjera themelore. Domethënë, ky nuk është mendim për popullin, ky është mendim se si të mbushet Buxheti dhe të shpenzohet për qëllime joadekuate. Nuk guxojmë këtë ta lejojmë asnjëherë”, tha Trajkovski.