Sëmundjet si emfemizmi, bronhiti dhe sëmundje kronike në grup moshën nga 0-6 vjeç , në Tetovë kanë shënuar rritje prej 85,3% vetëm në vitin 2014, ndërsa krahasuar me vitin 2012 kemi rritje prej 107,1%. Në grupmoshën nga 7-24 vjeç kemi rritje prej 26,3%, ndërsa nga viti 2012, rritja është 34,4%. Bronhiti dhe bronhioliti akut shënon rritje prej 58% vetëm në vitin 2014 në grupmoshën 0-6, ndërsa tek grupmosha 7-24 vjeç, rritja është 96.4%. Infeksionet akute në organet respiratore në grupmoshën 0-6 vjeç, shënojnë rritje prej 91.7% vetëm në vitin 2014, ndërsa tek grupmosha prej 7-24 vjeç, rritja është 62.6%. Tetova në vitin 2010 kishte vetëm 1319 të sëmurë prej tipave të ndryshme të kancerit, kurse në vitin 2013 kjo shifër ishte gati se e dyfishuar, respektivisht në 2013 në Tetovë u regjistruan 2375 të sëmurë nga tipa të ndryshme të kancerit (vatra)

ajri