Statuja e Lirisë në New York, gjatë mbrëmjes së djeshme, për disa orë është “përfshirë” nga një terr i plotë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përveç pishtarit dhe kurorës, ajo ishte krejtësisht e errët.

Kjo gjë, që thuhet të jetë e rrallë ka nxitur edhe reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Njëri nga supozimet është se bërë për shkak të protestës “Një ditë pa gratë”, që u mbajt të mërkurën.

Por zëdhënësi i Shërbimit të Parkut Kombëtar, Jerry Willis, ka thënë se ndërprerja ndoshta ishte e lidhur me një projekt për një gjenerator të ri rezervë emergjent.

 

Gjithsesi pritet që gjatë ditës së ardhshme të bëhet i ditur shkaku i vërtetë.

Projektuar nga Frederic Bartholdi, ajo ishte një dhuratë për Amerikën nga Franca për të festuar pavarësinë e saj dhe u ndërtua në vitin 1886. /Telegrafi/