Ndaj kritikave të Faton Fazliut të Alternativës, ka reaguar ministrja e Kulturës, Irena Stefoska duke thënë se ajo nuk ndërhyn në matematika e partive.

“Minisria nuk do të ndërhyjë ,, në matematikat,, e partive. Kultura duhet të bashkon, jo të llogaritet. Faktin që vitin e kaluar borxhi ka arritur vlerë prej 3 milion eurosh, në dëm të punonjësve të kulturës dhe artistëve, flet mjaft për matematikat e vitit të kaluar të cilat janë bërë në Ministri, ndërsa tani janë lëndë e policisë financiare”, tha Stefoska.

Ajo ka përsëritur qëndrimin, se kriteret e komisioneve që kanë vendosur ndaj projekteve kulturore janë bazuar në “kualitetin e proektit, rëndësia e tyre për interesin publik në kulturë, rëndësia e tyre në jetën e qytetarëve, mbështetjen e autorëve nga komunitetet e ndryshme etnike, stimulimin e kreativitetit për krijues të rinj, në grupet e dëmtuara dhe margjinalizuara dhe vlerësimin real të punës për mbrojtjen e dinjitetit të autorit”.

Faton Faziu kritika për Irena Stefoskën: Aspak nuk na befasoi