Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, është nominuar për president të Gjermanisë.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel , do të mbështesë kandidaturën e Steinmerier për postin e presidentit.

Frank-Walter Steinmeier pritet të marrë rolin kryesisht ceremonial të kreut të shtetit nga Joachim Gauck, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundon në shkurt.