Forcat e Vladimir Putinit janë duke kryer ushtrime tejet të vështira ushtarake të Luftës së Ftohtë në temperatura shumë të ulëta në Arktik.

Një konvoi i tankeve të padepërtueshme dhe kamionëve të borës është parë duke lëvizur shpejt dhe zhurmshëm mbi detin e ngrirë Laptev.

Njësitë ushtarake do të testojnë pajisjet e reja dhe uniformat e specializuara të cilat mund të përballojnë temperaturat deri në -30C gradë celsius pasi kanë udhëtuar nga porti i Arktikut “Tiksi” në ishullin e Kotelny.

Zv/ministri i Mbrojtjes i Rusisë, gjenerali Dmitry Bulgakov, ka thënë se qëllimi kryesor është që të hulumtohen dhe testohen modelet e reja dhe premtuese të armëve në Arktik.