Privatësia në shtëpinë, privatësia në vendin ku një person qëndron është kategori e mbrojtur dhe e garantuar me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale.

Në media sot është publikuar një fotografi ku është ish-prokurorja, me të cilën shkelet privatësia e ish-prokurores speciale Katic Janeva e dyshuar në rastin “Reket”. Ajo është fotografuar e ulur në ballkonin e banesës ku qëndron në arrest shtëpiak në Shkup dhe me këtë rast zbulohet adresa.

“Lidhur me interesin publik shumë të dhënat që janë publikuar në opinion në periudhën e kaluar janë arsyetuar. Në rastin konkret flasim për prokuroren speciale publike. Por, sërish ndodhemi në situatë kur mediat duke e kërkuar atë moment të ekskluzivitetit e harrojnë të drejtën e privatësisë që do thotë se personazhi publik nuk e ka për shkak se nga cilado arsye është personazh publik”, thotë për MEDIAL-n Elena Stojanovska nga Metamorfozis, eksperte për mbrojtje të të dhënave personale.

Ajon shtron se në këtë rast ka shkelje të privatësisë në shtëpinë dhe vendqëndrimin që është e garantuar me Kushtetutë.

Ajo është decide se privatësia në shtëpi, privatësia në vendin ku qëndron një person është kategori e mbrojtur dhe e siguruar me Kushtetutë dhe me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, ndërsa kur një person është në rolin e pacientit nuk guxohet të harrohet edhe Ligji për mbrojtje të të drejtave të pacientëve.

Rrezikimi i privatësisë gjegjësisht keqpërdorimi i të dhënave personale, tek ne dënohet me Kodin penal. Në nenin 149 theksoi se ai që në kundërshtim me kushtet e caktuara me ligj pa pajtueshmëri të qytetarit mbledh, përpunon ose shfrytëzon të dhëna personale të tij, do të dënohet me gjobë ose deri në një vit burg. Nëse këtë e bën një persona zyrtar dënimi është nga tre muaj deri në tre vite. .