“NATO nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë” ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për të përditshmen gjermane Bild.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm vijnë para takimit të Këshillit NATO-Rusi, e cila mblidhet nesër, 19 dhjetor.

“Ky është sinjal për takimin e Këshillit NATO-Rusi të hënën: NATO nuk dëshiron ndonjë përshkallëzim, ajo nuk dëshiron një Luftë të Ftohtë”, tha Stoltenberg në intervistë.

Stoltenberg tha se NATO duhet të vazhdojë bisedimet me Rusinë.

Ambasadorët e NATO-s dhe diplomatët rusë pritet të diskutojnë situatën në Ukrainën lindore gjatë takimit të këshillit.