Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot, përmes video lidhjes, u drejtua para ministrave të punëve të jashtme të Koalicionit global për mposhtjen e Shtetit Islamik ter*rorist dhe tha se edhe krahas progresit, kërcënimi nga ter*rorizimi mbetet.
“Kemi bërë përparime të mëdha. Daesh ka humbur kontrollin mbi territoret që dikur kishte, por kërcënimi i terrorizmit mbetet”, tha sekretari i përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse NATO-ja vazhdon të mbështesë luftën ndërkombëtare kundër ter*rorizmit dhe është e gatshme të forcojë përpjekjet e saj. Në shkurt, ministrat e mbrojtjes të NATO-s vendosën të forcojnë misionin e NATO-s në Irak dhe ranë dakord të marrin në konsideratë se çfarë mund të bënte më shumë NATO në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme”, tha Stoltenberg. Ai potencoi se Aleanca mbetet e përkushtuar për ato vendime.

Kovid-19 dhe situata e sigurisë po ndikojnë në operacionet tona, kështu që Misioni i stërvitjes dhe Këshillimit i NATO-s është pezulluar pjesërisht, por ne tani jemi duke rinovuar kapacitetet dhe aktivitetet tona, u tha sekretari i përgjithshëm 35 ministrave të jashtëm.

Ai njëherit e potencoi edhe rëndësinë të ecet para në koordinim dhe konsultim të ngushtë me koalicionin e Qeverisë irakiane