Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg ka lëshuar një komunikatë për medie ku thotë se Turqia është aleat i çmuar i NATO-s.Ai ka thënë se ka komunikuar me Ministrin e Jashtëm, Mevlut Cavusogluø.

“Kam folur me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu. Po përcjelli zhvillimet në Turqi nga afër me shqetësim. Thërras për qetësi dhe përmbajtje, dhe plot respekt për institucionet demokratike dhe kushtetuese të Turqisë. Turqia është aleat i çmuar i NATO-s”, ka thënë Stoltenberg.