E uroj Donald Trampin për zgjedhjen e tij president i ri i SHBA-së dhe me padurim pres të bashkëpunoj me të, porositi mëngjesin e sotëm sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, Stoltenberg në urimin e tij për Trampin theksoi se bota momentalisht përballet me sfida të reja të sigurisë, duke përfshirë luftë hibride, sajber-sulme dhe kërcënime për terrorizëm.

“Lidershipi amerikan është më i rëndësishmi, si gjithmonë. Aleanca i mbedh në një vend miqtë më të afërt të SHBA-së në kohën e paqes dhe konfliktit për pothuajse 70 vjet. NATO-ja e fuqishme është e mirë për SHBA-në, dhe e mirë për Evropën”, porositi Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, gjithashtu theksoi se “NATO-ja ka reaguar me vendosshmëri në situatën e re të sigurisë”, dhe se pritet akoma shumë punë dhe për këtë diplomati norvegjez shtoi se “me padurim e pret takim të afërt me Trampin” dhe t’i dëshirojë mirëseardhje në Bruksel në samitin e NATO-s që është caktuar për vitin e ardhshëm.