Shkruan Elmi Aziri

Ashtu siç po ofrohet fillimi zyrtar i kampanjës për zgjedhjet presidenciale po ofrohet edhe dita e përballjes me qytetarët, respektivisht koha e vlersimit të bëmave. Pozicionet nuk janë të njëjta për të gjithë, dhe nuk duhet të jenë. Në mungesë të spjegimit për dështimet, paradokset dhe absurdet e shumta të qeverisë do të fillojnë të praktikojnë strategjinë e paralajmëruar për defokusim të opinionit përmes zhargonit pa substancë.

Kjo për faktin e mungesës së argumenteve dhe qëllimit të kontaminuar.
Si do të arsyetojnë vendimin me 7 vite burg për Abdylfeta Alimin, shpëtimtarin e jetës së njeriut;
Si do të arsyetojnë imunizimin e deputetëve;
Si do të arsyetojnë amnestinë për deputetët pjesëmarrës në skenarin e 27 prillit;
Si do të arsyetojnë tendencën për zhbërjen e Prokurorisë speciale duke rrezikuar agjendën euro-integruese;
Si do ta arsyetojnë delegjitimimin e parlamentit;
Si do të arsyetojnë ndalesën e ndihmës shtetërore për fëmiun e tretë;
Si do ta arsyetojnë nepotizimin e institucioneve shtetërore;
Përmes sofistikimeve do të mundohen të krijojnë imazh të rrejshëm te qytetarët se gjoja Blerim Reka qenka kuadër i BDI-së për shkak se kanë investuar në të duke e emëruar ambasador. Është logjikë e mbrapshtë që dëshmon për trysninë e pamëshirshme që gjatë gjithë këtyre viteve iu është bërë edhe intelektualëve që ti nënshtrohen amzës partiake, dhe duke mos kuptuar se intelektuali i bënë nderë çdo institucioni. Të gjendur në mes thirrjes dëshpëruese të detyrueshme partiake të votohet Stevo Pendarovski dhe vendimit të popullit me logjikë e ndërgjegje që të votohet Blerim Reka, do të shpifin, në mënyrë që të krijojnë huti dhe haos te votuesi shqiptar. Por, menaxhimi i haosit është më i vështiri sepse shumë veshtirë menaxhohen pasojat prej tij.