Të gjithë e kujtojnë sherrin banal mes Stines dhe Flori Mumajesit në prapaskenë për shkak të pikëve në Kënga Magjike.

Nëpër portale qarkulloi edhe lajmi se Stresi kishte ndërhyrë në konflikt për shkak të marrëdhënies së mirë më kantautorin, Florin.

Kliko per me shume info
Por, ky i fundit postoi ditën e djeshme këngën e re të Noizyt, me mbishkrimin “Masterpiece”. Edhe Noizy e ka falenderuar duke e quajtur vëlla.

Ditën e sotme, Stresi poston një foto me qenin në Instagram ku shkruan:

“Qen është ai që bëhet si qen, por qeni që është qen është më besnik se ty o qen njeri”

Flori publikoi këngën e Noizyt dhe të gjithë e dimë se Stresi nuk ka patur kurrë një marrëdhënie të mirë me të. Ta ketë me Florin vallë?