Autoritetet lokale të Strugës dërguan kërkesë deri te ministria e pushtetit lokal dhe ministria e ambientit jetësor që në seancën e parë të radhës të gjendet zgjidhje për problemin me deponinë e qytetit. Kjo deponinë ditëve të fundit është shndërruar në ankth për banorët. Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, shpreson se qeveria e re do të përgjigjet pozitivisht.

Zabzun thotë se po bëhen përpjekje që deponia të dislokohet në tjetër vend, ndërsa kompanisë e cila do të zgjidhet për mirëmbajtjen e saj do duhet t’i vendosen kritere më të rrepta.

Nga 5-6 cisterna shkojnë dhe e fikin zjarrin, por nuk mund ta shuajmë tërësisht pasi zjarri është brenda thellë. Momentalisht po gërryhet pjesa nga del shumë tym. Spërkatet me ujë dhe hidhet rërë. Nëse do kemi efekt, nuk e di – u shpreh Mitko Korkutoski, inspektor i ambientit jetësor.

Të mërkurën në Strugë do të mbahet marsh protestues në shenjë revolte për shkak të gjendjes së deponisë. Nga nisma qytetare “Mjaft më” thonë se nga marshi do të dërgojnë kërkesa konkrete për autoritetet lokale që sa më shpejtë ta shuajnë deponinë si dhe thirrje deri tek ministritë kompetente të bëjnë analizë të terrenit për lokacion të përkohshëm për deponinë.

Miki Trajkovski