Koalicioni i partive opozitare “Aleanca për Shqiptarët” sonte mbajti tubim në Studeniçan të Karshiakës së Shkupit. Gjeneral Gëzim Ostreni dhe Ziadin Sela zbarkuan në rajonin e komandant Qufës.

“Qufa e ndali poshtrimin e shqiptarëve të kësaj ane edhe me qëndrimin e tij, edhe kur u desht të luftohet edhe kur u desht të votohet kundër stemës me luan edhe kundër ndryshimeve kushtetuese antishqiptare”-deklaroi Gjeneral Ostreni.

Ziadin Sela të pranishmëve u kërkoi që me votën e tyre më 11 dhjetor të dënojnë politikat antishqiptare të kësaj qeverie VMRO-BDI.

Zulfi Adili para bashkëvendasve u zotua se do të vazhdojë me dinjitet të luftojë për mbrojtjen e interesave dhe të dinjitetit të banorëve të kësaj ane.

Ma fjalime u paraqitën edhe kandidatët për deputet të Njësisë zgjedhore numër një.

20161125_232819fb_img_1480112842352fb_img_1480112834748fb_img_1480112830841